Ilaçi vendor që ruan, mbron dhe pastron zemrën

  • 08 July 2015 - 08:24
Ilaçi vendor që ruan, mbron dhe pastron zemrën

Ky preparat natyral ndikon në gjithë organizmin, e përgatitja është shumë e thjeshtë. Ky ilaç kujdeset për shëndetin optimal të gjithë organizmit – pastron venat, mbron zemrën, forcon rezistencën ndaj infeksioneve, pastron mëlçinë.

Përbërësit:

-15 limonë

-400 gramë grurë

-12 thelb të hudhrës

-400 gramë arra

-1 kilogram mjaltë

Përgatitja:

Grurin e vendosni së pari në një enë të thellë prej qelqi, e mbushni me ujë, e mbuloni me kapak dhe e lini që të qëndrojë ashtu e mbuluar për së paku 10 deri në 12 orë. Më pas, e kulloni ndërsa që edhe grurin e pastroni. Pasi të ketë kaluar një ditë, në grurë do të shfaqen disa sytha, të një madhësie prej 1-2 milimetra. Me makinën për bluarjen e mishit nevojitet ta bluani edhe hudhrën, arrat dhe grurin me sytha. Më pas bluani edhe pesë limonë (duke mos hequr lëvoren) dhe i bashkoni me përbërësit tjerë të bluar. Nga dhjetë limonët  e mbetur shtrydhni lëngun dhe ia shtoni masës. Më pas e shtoni edhe mjaltin. Gjithçka i përzieni mirë duke ruajtur më pas në frigorifer masën. Preparati do të jetë i gatshëm për tri ditë. Nevojitet të merrni 1-2 lugë ilaç, 30 minuta para ushqimit.