Ilaçi me lakër kundër urthit

  • 28 March 2017 - 13:36
Ilaçi me lakër kundër urthit

Niveli i lartë i thartirës dhe urthi janë probleme të mërzitshme për shëndetin dhe probleme që shkaktojnë dhimbje për të gjithë ata që i kanë përjetuar dhe vetëm përmirësomi i ushqimit nuk mjafton për ta rregulluar këtë gjendje. Në artikullin vijues ju shpjegojmë se si duhet ta shmangni urthin, duke e përdorur një recetë të thjeshtë bazuar në lakër.

FAKTORËT QË NDIKOJNË NË RRITJEN E URTHIT, APO TË DJEGURAVE NË GJOKS

Ushqimi jo i mirë apo absorbimi jo si duhet i ushqimit; Konsumimi i ushqimeve të pasura me acide: sheqeri i bardhë, mielli i rafinuar, ushqimet e skuqura, mishi i kuq, salsiçet, qumështi, pijet me sheqer, dhe alkooli; Konsumimi i shpejtë i ushqimit, ushqimi tepër i përtypur, apo pak i përtypur; Shprehitë e dëmshme si duhani dhe prodhimet e alkoolit; Stresi dhe emocionet tjera negative; Qëndrimi ulur për kohë të gjatë.

USHQIMET QË E LUFTOJNË URTHIN:

Avokado; Trangujt; Shpargujt; Brokoli. Për më shumë, ushqimi me më së shumti veti pozitive në luftimin e urthit është lakra. PËRSE LAKRA? Lakra është ushqim i lirë që ofron veti të shumta shëruese. Lakra paraqet një antacid të shkëlqyeshëm, për faktin se rregullon funksionin e stomakut, mëlçisë, dhe zorrëve, derisa neutralizon thartirën dhe parandalon urthin dhe mbron mukozën gastrointestinale. Nëse e konsumoni lakrën në baza të rregullta ditore, po ashtu ofroni ndihmë edhe në pastrimin e trupit, përmirësoni sistemin mbrojtës dhe shmangni dhimbjen që ndërlidhet me reumatizmin. Përbërësit e nevojshëm: 300 deri 400 gramë lakër; 2 lugë (50 g) vaj ulliri; Lëngun e shtrydhur nga gjysmë limoni; Pak piper të zi për shije; Pak qimnon për shije; Gjysmë lugë kripë deti (5 g) ose kripë Himalaje. Përgatitja: Më së miri do të ishte që recetën ta përgatisni në mëngjes, në mënyrë që të qëndrojë paksa dhe ta konsumoni disa orë më pas. Grini lakrën imët; E ruani në një enë prej xhamit; Shtoni vajin, lëngun e limonit dhe erëzat; E mbuloni enën dhe e lini për së paku dy orë në temperaturë të dhomës. Konsumimi:

Recetën e ndani në dy shërbime. Njërën ta konsumoni gjatë drekës, e tjetrën gjatë darkës; Përtypeni mirë, sepse në të kundërtën mundet të shkaktojë gazra; Kjo shujtë duhet të jetë e rregullt në menynë tuaj dhe nuk duhet të konsiderohet si zëvendësim për shujtat me karbohidrate, proteina dhe yndyra, për të cilat po ashtu keni nevojë; Brenda vetëm disa ditëve do të vëreni dallimin. Niveli i acideve tuaja do të pakësohet, për aq kohë sa ndiqni këto ushqime dhe përdorni dhe shmangni ushqimet e përmendura më lart. 

(Kosova Sot)