Zbulohet ilaçi për demencë?

  • 21 April 2017 - 13:09
Zbulohet ilaçi për demencë?

Shkencëtarët shpresojnë se ia kanë dalë të gjejnë ilaçin, që ndalon sëmundjet neurodegjeneruese të sëmundjeve të trurit, përfshirë edhe demencën, ka deklaruar Këshilli për hulumtime mjekësore nga Britania e Madhe. Ekipi i tyre i hulumtuesve ia ka dalë që në vitin 2013 të ndalojë vdekjen e qelizave nervore te kafshët dhe ky zbulim me vite ishte në ballinat e gazetave në mbarë botën. Komponenta e përdorur në ilaçe nuk ishte e mirë për t'u përdorur te njerëzit, madje kishte shkaktuar edhe dëmtimin e disa organeve. Pastaj, ekipi i shkencëtarëve ka gjetur dy ilaçe të reja, që kishin ndikim mbrojtës në qelizat nervore dhe mund të jetë e sigurt të përdoret te njerëzit. Hulumtimet klinike në pacientë që vuajnë nga demenca shumë shpejt do të fillojnë me përdorimin e këtij ilaçi, e K rezultatet do të publikohen pas tri viteve,transmeton gazeta Kosova Sot.

(Kosova Sot)