Vetitë shëruese të qepës, për të cilat nuk keni ditur

  • 28 April 2017 - 20:47
Vetitë shëruese të qepës, për të cilat nuk keni ditur

Nëse e qëroni një qepë, çfarë do të gjeni? Shtresa e shtresa që ofrojnë veti shëruese për shëndetin. Qepët ofrojnë veti të shumta për shëndetin dhe ja disa prej tyre:, trasmeton gazeta Kosova Sot

SHËNDETI I ESHTRAVE

Kalciumi në qepë ndihmon për të ruajtur forcën e eshtrave. Kjo perime po ashtu është e pasur me sulfur, që i mban të forta indet lidhëse. Femrat që kalojnë përmes menopauzës, gjejnë lehtësim nga simptomat e menopauzës.

PARANDALIMI I DIABETIT

Qepa përmban shumë biotinë, shumë e nevojshme për shëndetin, e cila njihet për luftën kundër simptomave të diabetit, tipit 2. Studimet tregojnë se biotina dhe kromi në qepë rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak.

TRETJE TË SHËNDETSHME

Qepët janë përplot me fibra. Fibrat janë element shumë i rëndësishëm për të pasur trakt tretës së shëndetshëm. Sistemi tretës që funksionon mirë po ashtu ofron tretje të mirë, në mënyrë që nutrientet nga ushqimi mund të absorbohen në trup.

PARANDALON KANCERIN

Qepët janë të mbushura me flavonoide, sidomos kuercentinë. Kjo substancë njihet për aftësinë në luftimin e kancerit, redukton dëmtimin e ADN-së dhe parandalon edhe formimin e tumoreve. 

(Kosova Sot)