Sa lëng pemësh duhet t'u jepet fëmijëve?

  • 25 May 2017 - 20:42
Sa lëng pemësh duhet t'u jepet fëmijëve?

Prindërit me gjasë fëmijëve u japin shumë lëngje të pemëve, theksojnë pediatrit. Akademia amerikane e pediatërve ka publikuar shifra të reja përmes së cilave prindërit nuk duhet t'u japin asnjë lëng pemësh fëmijëve më të vegjël se një vit, transmeton gazeta Kosova Sot.

Për fëmijët nga mosha 1-3 vjeç mjekët sugjerojnë jo më shumë se 100 gr lëng pemësh në ditë, e për fëmijët nga 3- 6 vjeç mjekët nuk sugjerojnë më shumë se 150 gramë. Ekipi i shkencëtarëve ende nuk ka fakte se lëngjet shkaktojnë mbipeshën, por se pijet klorike duhet hequr nga menyja e vogëlushëve.

(Kosova Sot)