Vaksina kundër kolesterolit

  • 22 June 2017 - 08:36
Vaksina kundër kolesterolit

Hulumtuesit nga universiteti në Vjenë janë duke analizuar testimin e vaksinës kundër kolesterolit të keq në gjak. Eksperimentet fillimisht janë bërë në minj, ku është treguar se vaksina mund ta ulë rrezikun potencial për shtresat e forta të rrezikshme në muret e enëve të gjakut dhe të parandalojë sëmundjet e zemrës. Te ato kafshë që ishte përdorur kjo vaksinë, për 12 muaj, niveli i kolesterolit të keq në gjak ishte pakësuar për 50 për qind. Nëse edhe testime e ardhshme janë të suksesshme, kjo vaksinë në treg do të mund të gjendej hiq më larg se për gjashtë muaj.

(Kosova Sot)