Nëse keni mëlçi të yndyrshme, përgatiteni këtë çaj

  • 22 June 2017 - 13:35
Nëse keni mëlçi të yndyrshme, përgatiteni këtë çaj

Mëlçia e yndyrshme është një nga sëmundjet e shpeshta që e prek këtë organ vital dhe paraqet kërcënim për funksionimin e tij normal. Të gjithë e dimë se sasitë e mëdha me alkool e dëmtojnë mëlçinë. Të dhënat tregojnë se mëlçia e yndyrshme shfaqet te 90 për qind e personave që e përdorin alkoolin. Mirëpo, vetë mund të përgatitet një përzierje me çaj, që ndihmon për lehtësim të simptomave.

PËRBËRËSIT:

- 40 g penel;

- 40 g çikore;

- 40 g gjethe sherbelë;

- 40 g gjethe dredhëzave të malit;

- 40 g gjethe të luleradhiqeve;

- 30 g gjethe pelini;

- 80 g kamomil;

- 2,5 dcl ujë të vluar.

Bimët e imtësuara dhe të thata i përzieni dhe një lugë të përzierjes së bimëve e përzieni me ujin e vluar. Të mbuluar e lini çajin për 15 minuta dhe e procedoni. Çajin e ngrohtë të pa ëmbëltuar e merrni 3-4 herë në ditë, para ushqimit.

(Kosova Sot)