Çfarë shëron qepa e kuqe?

  • 26 July 2017 - 08:40
Çfarë shëron qepa e kuqe?

Qepa e kuqe është antibiotik shumë i fortë natyral, që duhet konsumuar sa më shumë, sepse transformon dhe përmirëson punën e këtyre organeve.

THELLËSINË E GOJËS

Me përtypjen e qepës së kuqe për 3-8 minuta, për çdo ditë, mukoza e gojës bëhet komplet sterile.

GJËNDRA ENDOKRINE

Qepa e kuqe përshpejton funksionimin e gjëndrave tiroide dhe pankreasit, e po ashtu edhe shton dhe rregullon sekretimin hormonal, transmeton gazeta Kosova Sot.

ORGANET E FRYMËMARRJES

Kjo perime e fuqishme qetëson kollën, përshpejton kollitjen dhe ndihmon në trajtimin e kollës së thatë, inflamacionin e mushkërive, si dhe astmës.

ZORRËT

Qepa e kuqe parandalon zhvillimin e mikroorganizmave në florën e zorrës, mbron mukozën në zorrë dhe qetëson inflamacionet e mukozës së zorrës.

TRETJA

Qepa e kuq shton oreksin, përshpejton dhe rregullon tretjen, largon pengesat në procesin e tretjes, si kapsllëkun dhe fryrjet.

VESHKAT

Kjo dhuratë nga natyra stimulon punën e veshkave dhe sekretimin e urinës, ndihmon në shërimin e inflamacioneve të veshkave dhe fshikëzës, si dhe trashjen e urinës.

ESHTRAT DHE NYJAT

Qepa e kuqe përshpejton sekretimin e ujit dhe helmeve nga trupi, dhe ndihmon në shërimin e artritit reumatoid dhe gihtit. 

(Kosova Sot)