Ushqimi, që në mënyrë vizuale ju shton kilogramët

  • 18 September 2017 - 22:56
Ushqimi, që në mënyrë vizuale ju shton kilogramët

Me siguri se jeni gjendur në një situatë kur keni thënë se 'mbrëmë më rrinin e sonte jo', për pantallonat e preferuar. Kilogramët jo gjithmonë e kanë fajin, pasi që është e pamundur të shtoni në peshë brenda natës, por fajin e kanë ushqimet e caktuara Qumështi dhe prodhimet e qumështit - janë të parat në listën e ushqimeve të dyshuara për këtë problem, sepse me gjasë shkaktojnë fryrje dhe probleme me tretjen. Nëse e keni vërejtur se këto ushqime ju shkaktojnë telashe, atëherë këshilloni mjekun për të hequr problemin eventual. Niseshteja - është e dyta në listë e cila fajësohet se krijon fryrje, e nëse rregullisht konsumoni ushqime që përmbajnë niseshte, atëherë këto janë arsyet përse nuk mund t'i mbërtheni pantallonat. Nëse keni konsumuar misër, oriz, atëherë me gjasë do të keni bark të fryrë. Ëmbëltuesit natyralë - jo se nuk janë të shëndetshëm, por kur në pyetje janë fryrjet në stomakun tuaj, atëherë pijet e tilla ju shndërrojnë në balon, derisa të njëjtin efekt ka edhe çamçakëzi.

(Kosova Sot)