Frutat më të mirë për sistemin tretës

  • 20 September 2017 - 23:18
Frutat më të mirë për sistemin tretës

Të gjithëve na pëlqejnë frutat, por nganjëherë nuk e dimë kur duhet t'i konsumojmë më shumë, në mënyrë që ta rregullojmë tretjen, apo ajo që është edhe më rëndësi - cilat janë ato fruta që më mirë absorbojnë nutrientet dhe e mbajnë në gjendje të shëndetshme stomakun dhe zorrët. Epo, ne ju themi se cilat janë ato fruta

Image

 

ANANASI

Me siguri se këtë e keni ditur. Ky fryt i bukur përmban një enzimë kruciale të quajtur bromelainë, e cila e ndihmon tretjen. Bromelaina është lloj i enzimës, që e përshpejton reaksionin biokimik, duke e bërë ideale për të asistuar në tretje dhe te proteinat e tjera. Ananasi gjithmonë duhet të jetë i freskët dhe është ideal për ta kombinuar me sallatë për drekë, sepse është lloj fryti që kombinohet lehtë me të gjitha llojet e ushqimeve. Ananasi është i shijshëm dhe ka përbërës kundër inflamacioneve dhe është i shëndetshëm për njerëzit, që vuajnë nga artriti. Ta konsumoni sa herë që të keni mundësi.

Image

 

PAPAJA

Papaja është e shijshme, freskuese dhe ushqim i përsosur për të gjithë ata që janë në dietë, ky fryt është si një burim natyral për enzimat tretëse. Në papajë e hasim enzimën që e ndihmon tretjen, të quajtur "papain" (lat. papaya proteinase), si dhe e hasim në vetë frytin dhe në pemën. Ju nevojitet t'i konsumoni vetëm disa rriska të papajës për të pasur dobi tretja, duke ju ndihmuar që më me lehtësi t'i tretni proteinat në shujtë. Papaja ka shumë dobi për shëndetin dhe po ashtu e qetëson diarrenë dhe fryrjet në stomak, ndihmon në kujdesin ndaj zorrëve dhe stomakut. Mos hezitoni, blini të freskët dhe kënaquni me vetitë e saj shëruese.

Image

 

KIVI

A jeni adhurues i kivit tashmë? Nëse po, atëherë filloni ta shtoni në ushqimin tuaj, desert dhe sallata. Kivi njihet për faktin se është i pasur me enzimën e quajtur "actinidain". Kjo enzime ka efektin e ngjashëm sikurse dhe enzima bromelainë, që e hasim në papajë, që vepron si katalizator për tretjen e proteinave. Përdoret shumë në mjekësinë orientale, derisa çdo ditë e më shumë po i mësojmë vetitë e tij shëruese. Po ashtu, si këshillë shtesë ju themi se nuk ka asgjë më të shëndetshme dhe më të dobishme për tretjen se sa një sallatë e përgatitur me kivi, papajë dhe ananas. Ekspertët thonë se secila enzimë ka një detyrë të caktuar, kur të arrijë acidet në stomak. Që të tria këto bashkë ofrojnë maksimumin për sistemin tonë tretës.

(Kosova Sot)