DIETA E BANORËVE TË FSHATIT MË TË SHËNDETSHËM NË BOTË, DO TË JETONI 10 VJET MË GJATË

  • 11 October 2017 - 23:27
DIETA E BANORËVE TË FSHATIT MË TË SHËNDETSHËM NË BOTË, DO TË JETONI 10 VJET MË GJATË

Duke e filluar ditën me një lugë uthull molle e deri te konsumimi i vezëve për kafjall, ky plan shtatëditor i dietës "Pioppi" do t'jua zgjatë jetën për së paku dhjetë vjet. Pioppi, në Italinë Jugore është cilësuar si 'fshati më i shëndetshëm në botë', ku banorët mesatarisht jetojnë dhjetë vjet më gjatë se t tjerët.

 E HËNË:

 Pa kafjall: Vetëm kafe me krem kokosi. Zamra: Omëletë me 2-3 vezë dhe kërpudha. Kafe me krem kokosi. Zamra e pasdites: Goca deti të konservuara; jogurt i yndyrshëm grek me manaferra, një grusht arra dhe kanellë. Darka: Biftek "Picanha" shërbyer me spinaq të kremuar dhe sallatë avokado nga anash. Dy copëza çokollatë të zezë (95 për qind kakao); një gotë çaj "Earl Grey".

 E MARTË:

Pa kafjall: Vetëm kafe me krem kokosi. Zamra: "Halloumi" dhe domate të fërguara; supë me perime që bëhet duke përdorur ujin e kockave të pulës; një porcion të vogël peshk të yndyrshëm; kafe me krem kokosi. Darka: File salmoni në skarë me perime dhe lulelakër; dy copëza çokollatë të zezë (95 për qind kaka), një gotë çaj "Earl Grey".

E MËRKURË:

 Pa kafjall: Vetëm kafe me krem kokosi. Zamra: Jogurt grek me yndyrë përzier me krem kokosi dhe manaferra me një grusht arra, pak kanellë dhe shafran; kafe me krem kokosi. Zamra e pasdites: Proshutë me gjalpë nga anash dhe kakao të papërpunuar. Darka: Copëza mishi të qengjit me shumë perime dhe një sallatë nga anash; dy copëza çokollatë të zezë (95 për qind kakao), një gotë çaja "Earl Grey".

E ENJTE:

 Kafjalli: 2-3 vezë, me salmon të tymosur dhe avokado; kafe me krem kokosi. Zamra: "Smoothie" me kefir dhe/ose qumësht kokosi, manaferra, një grusht arra, pak avokado; një lugë vaj kokosi, pak kanellë, shafran ose mentë të freskët. Darka: Supë me kocka të pulës sa për fillim me 1 lugë vaj ulliri dhe kripë, përcjellë me perime të fërguara; "cacaonut bombs" (kakao e papërpunuar, kanellë, vaj kokosi, krem dhe arra të pjekura); një gotë çaj "Earl Grey".

E PREMTE:

Kafjalli: 2-3 vezë të pjekura, me avokado; kafe me krem kokosi. Zamra: Supë peshku (përdorni ujin e përgatitur me kocka të pulës). Darka: Picë me pak karbohidrate; "cacaonut bombs"; një gotë çaj "Earl Grey".

 E SHTUNË:

 Kafjalli: Omëletë me gjalpë të kikirikëve; manaferra dhe jogurt të yndyrshëm grek; kafe me krem kokosi. Zamra: Sallatë me stil grek. Darka: Pulë të pjekur me patate të ëmbla dhe perime të përziera, një gotë çaj "Earl Grey".

E DIEL:

Kafjalli: Salmon i tymosur me tri vezë, avokado, kafe me krem kokosi. Zamra: "Smoothie". Darka: Troftë të pjekur me perime të përziera, manaferra, arra dhe krem.

(Kosova Sot)