< Zorrët njerëzore janë rritur në laborator dhe janë transplantuar në minj, duke hapur rrugën për shërimin e çrregullimeve të zorrëve - Shëndetësia - Kosova Sot
Zorrėt njerėzore janė rritur nė laborator dhe janė transplantuar nė minj, duke hapur rrugėn pėr shėrimin e ērregullimeve tė zorrėve

Zorrėt njerėzore janė rritur nė laborator dhe janė transplantuar nė minj, duke hapur rrugėn pėr shėrimin e ērregullimeve tė zorrėve

Zorrët e njerëzve janë rritur në laborator dhe janë transplantuar në minj - duke ofruar shpresë për tretman të ri për çrregullimet serioze të zorrëve, kanë bërë me dije shkencëtarët. Ky zbulim do të mund ta ndihmonte krizën e dhurimit të organeve, duke ecur drejt terapive më të mira për sëmundjen e Crohn-it, e madje edhe kancerit, transmeton gazeta Kosova Sot. Kështu, ky zbulim e hap derën për të krijuar inde të bëra në mënyrë unike për pacientët "në nevojë" pa pasur rrezik nga refuzimi - duke ju dhënë fund kështu përfundimit të ilaçeve, thotë ekipi që kishte marrë pjesë në hulumtim. Kjo teknikë përfshin krijimin e bazës biologjike tredimensionale, të bëra me qelizat njerëzore të quajtura "iPSCs". Kur zorrët ishin implantuar në minj ishin në gjendje që të japin nutrientet në gjakrrjedhje. Kështu, kjo mund të rezultojë me përmirësimin e sindromës së zorrëve, gjendje kjo ku pacientët humbin shumicën e zorrëve të tyre si pasojë e traumës, operacioneve apo sëmundjeve, si tumoret që gjenden në sistemin gastrointestinal. Tretmani aktual për gjendet e tilla është transplantimi, porse ka një numër të kufizuar të organeve.

(Kosova Sot)

7 orë e 53 minuta më parë