< Arsyeja e vërtetë përse ushqimi i shëndetshëm nuk funksionon: Provoni këto 4 mënyra për të mposhtur tretjen dhe filloni t'i shihni rezultatet - Shëndetësia - Kosova Sot
Arsyeja e vėrtetė pėrse ushqimi i shėndetshėm nuk funksionon: Provoni kėto 4 mėnyra pėr tė mposhtur tretjen dhe filloni t

Arsyeja e vėrtetė pėrse ushqimi i shėndetshėm nuk funksionon: Provoni kėto 4 mėnyra pėr tė mposhtur tretjen dhe filloni t'i shihni rezultatet

Keni menduar se gjithçka keni bërë si duhet. Keni shkuar në dyqan, keni blerë sallatë të shëndetshme dhe e keni konsumuar, duke iu rezistuar ushqimeve të trashin. Në fakt, i jeni përmbajtur regjimit të shëndetshëm me muaj. Por, ende keni atë ndjenjën se jeni të fryrë në stomak dhe kurrsesi ta largoni atë yndyrën kokëfortë nga beli, ijët dhe prapanica. Kur bëhet fjalë për tretjen e ushqimit, jo gjithmonë ka të bëjë me atë që hani, por si e hani në mënyrë që të promovoni enzimat tretëse në trup. Nutricistja Amy Shapiro, themeluese e "Real Nutrition NYC", flet për ndryshimin në ushqim që bëjnë njerëzit për të promovuar një sistem tretës që vepron.

SHMANGNI KONSUMIMIN E LËNGJEVE TË FTOHTA TEKSA HANI USHQIM, NË VEND TË TYRE PËRGATITNI ÇAJ

Shapiro rekomandon klientët e saj që të përqendrohen në ushqim në vend se të pinë lëngje derisa hanë. 'Do të përfundoni duke dobësuar enzimat tretëse', thotë Shapiro. Enzimat tretëse lirohen në pështymë kur dikush fillon ta konsumojë një shujtë. Por, nëse përzihen me shumë ujë apo me lëngje të tjera, atëherë enzimat nuk janë në gjendje ta tretin ushqimin para se të arrijë në stomak. Kjo mund të pengojë procesin e tretjes dhe shkakton që dikush të ndihet më i fryrë në stomak. Po ashtu, Shapiro këshillon klientët e saj që të pinë ujë me temperaturë të dhomës apo lëngje jo të ftohta në vend të atyre të ftohta.

HIQNI DORË NGA USHQIMET E 'SHËNDETSHME' QË E PENGOJNË TRETJEN

Trupi nuk mundet me lehtësi t'i tretë ushqimet e caktuara. Shapiro thotë se laktoza dhe lakra jeshile janë dy ushqime të zakonshme për të cilat e ka zbuluar se klientët kishin vështirësi t'i tretin. Lakra jeshile është përlot me fibra dietale dhe disa lloje të sheqernave mund të jenë të vështira për sistemin tretës nëse konsumohen në sasi të madhe. Sistemi tretës nuk është në gjendje t'i tretë disa pjesë të bimës. Zierja e gjetheve mund të zbutë lakrën jeshile dhe të ndihmojë kur trupi e tretë. Shapiro po ashtu ka thënë se sheqeri i gjetur në ëmbëltuesit me zero kalori mundet ta pengojë tretjen.

MËSONI TA PËRTYPNI USHQIMIN SI DUHET

'Hapi i parë i tretjes ndodh në gojë', thotë Shapiro. Ndjenja e të qenët të fryrë pas ushqimit mund të jetë një shenjë se ushqimin teksa e keni konsumuar nuk e keni përtypur si duhet. Nëse hani shpejt ushqimin dhe e përpini shpejt shpeshherë mund të ndikojë që të ndiheni të fryrë. 'Shpeshherë ne përpijmë edhe ajër tepër, që mund të shkaktojë fryrje dhe gazra', ka thënë Shapiro. Përtypja më e madhe dhe konsumimi më ngadalë i ushqimit mund ta parandalojë një gjendje si kjo.

SHTONI PAK 'DERIVATE' TRETËSE PËR T'I LËVIZUR GJËRAT

'Papaja dhe ananasi në mënyrë natyrale posedojnë enzima të forta', ka thënë Shapiro. Këto ushqime punojnë me sistemin tretës për t'i tretur nutrientet derisa i shtyjnë drejt traktit gastrointestinal. Menta dhe xhenxhefili po ashtu ndihmojnë me tretjen. Që të dyja posedojnë përbërës që ndihmojnë në relaksimin e sistemit tretës dhe qetësojnë muskujt. Po ashtu ndihmojnë procesin tretës, duke promovuar lirimin e pështymës, lëngjeve gastrike për t'i tretur proteinat dhe përbërësit tjerë në ushqim. 

(Kosova Sot)

21 orë e 8 minuta më parë