Ilaçi natyral nga kuzhina që mbron nga kanceri

  • 24 October 2017 - 08:46
Ilaçi natyral nga kuzhina që mbron nga kanceri

Specat pikantë përmbajnë kapsaicinë, substancën që ndikon si analgjetik, antibiotik dhe antiseptik. Ky ushqim është burim i rëndësishëm dhe burim për vitamina A, B, C dhe E, dhe minerale si mangan, kalium dhe bakër, transmeton gazeta Kosova Sot. Kapsaicina përmirëson funksionimin e trurit, sekreton endorfinë, preparatin kundër dhimbjeve. Pos kësaj, është meritor për arritjen e lumturisë, nxit energjinë e trupit dhe e ngroh atë. Shija pikante stimulon oreksin dhe përmirëson traktin tretës e falë antioksiduesve shkatërron radikalet e lira. Ju ndihmon edhe të merrni më lehtë frymë, sepse depërton në bronke dhe traktin respirator. Specat pikantë po ashtu ndikojnë edhe në uljen e shtypjes së gjakut dhe uljen e kolesterolit, parandalojnë sulmin në zemër dhe në tru

(Kosova Sot)