Rrepka e zezë kundër bronkitit dhe kollës

  • 24 October 2017 - 15:57
Rrepka e zezë kundër bronkitit dhe kollës

Ja recetat shëruese nga rrepka e zezë:

 SHURUPI KUNDËR ASTMËS BRONKIALE

Përbërësit: 2 gota lëng karote, 2 gota lëng panxhari, 2 gota lëng rrepkë të zezë, 2 gota lëng nga boronicat e kuqe, 1 gotë lëng nga aloe vera dhe 10 limonë. Përgatitja: Përzieni lëngjet e shtrydhura. Në mullirin e kafesë bluani limonët me lëvore, pa bërthama. Shtoni 200 ml alkool (raki, vodkë) dhe 500 g sheqer. Përbërësit i vendosni në kavanoz dhe e lini për 20 ditë në vend të errët. Përdorimi: Merrni nga 30 gr tre herë në ditë, gjysmë orë para shujtave.

SHURUPI KUNDËR KOLLËS

Përbërësit: Rrepkë e zezë dhe mjaltë. Përgatitja: Rrepkës së zezë ia preni pjesën e sipërme si kapak, brendësinë e gërryeni. Aty shtoni një lugë mjaltë dhe e lini të mbuluar për 4-5 orë. Përdorimi: Merrni nga një lugë tri herë në ditë.

(Kosova Sot)