Si ndikon temperatura e ajrit ndaj sulmit në zemër

  • 31 October 2017 - 21:19
Si ndikon temperatura e ajrit ndaj sulmit në zemër

Hulumtuesit kanë dashur ta dëshmojnë nëse ekziston lidhje midis sulmit në zemër dhe temperaturës së ajrit dhe kanë bërë një analizë të të dhënave. Tash kur ditët e ftohta janë këtu, pos ftohjes dhe gripit, duhet përkujdesur edhe për diçka, transmeton gazeta Kosova Sot. Në fakt, rënia e temperaturave mund të jetë shkaktar i sulmeve në zemër, ka treguar studimi 16-vjeçar, në të cilin kishin marrë pjesë 280.000 njerëz. Në studimin e tyre ishin dalluar 280.873 sulme në zemër, derisa të dhënat meteorologjike ishin të pranishme në 99 për qind të rasteve. Po ashtu ishte dëshmuar se numri i atyre që kishin pësuar sulm në zemër më i madh ishte në kohën e dimrit.

(Kosova Sot)