Simptomat që tregojnë në helikobakter

  • 01 November 2017 - 21:25
Simptomat që tregojnë në helikobakter

Shumica e njerëzve kanë helikobakterin dhe nuk kanë kurrfarë simptomash, por nëse infeksioni shkakton në krijimin e të thatit, simptomat mund të përfshijnë dhimbjet abdominale, sidomos nëse stomaku është i thatë apo disa orë pas ushqimit, transmeton gazeta Kosova Sot. Helikobakteri është bakter me formë spirale që zhvillohet në traktin tretës, zakonisht nuk është i rrezikshëm, por mund të jetë përgjegjës për një numër të madh të të thatit në lukth dhe në zorrë të hollë. Zakonisht e sulmon lukthin, e megjithëse nganjëherë nuk shfaqen simptoma, mund të pësohen me infeksion e gjendja të shkojë dhe të përfundojë me gastrit. Më shumë rrezikohen fëmijët nga kjo gjendje, derisa rreziku është edhe më i madh te ata që më pak kujdesen për higjienën. Shumica e personave nuk kanë fare simptoma, por nëse infeksioni shkakton të thatin, simptomat përfshijnë dhimbjen abdominale. Nëse ndjeni një dhimbje të tillë, apo dhimbje të forta që nuk kalojnë, duhet të këshilloni mjekun. Simptomat e tjera janë: ndjenjë e fryrjes, të vjella dhe mundime, mungesë oreksi ose anoreksi, humbje e pashpjegueshme në peshë, aroma e keqe nga goja.

(Kosova Sot)