Gjithçka për ëmbëlsirën e vjeshtës, mandarinën

  • 08 November 2017 - 15:28
Gjithçka për ëmbëlsirën e vjeshtës, mandarinën

Me arritjen e ditëve të ftohta vjeshtore vjen edhe shoqërimi me një pemë të ëmbël. Bëhet fjalë për mandarinën. Por, pos se na zbukuron tryezat, mandarina përmban edhe 32 miligramë vitaminë C, që është gjysma e sasisë së sugjeruar për një ditë të vetme. Mandarinat po ashtu janë të pasura me vitaminë A dhe acid folik. Prej mineraleve, mandarinat përmbajnë kalium, kalcium, magnez, bakër dhe hekur. Pos kësaj, në mandarinë gjeni 4 për qind të nevojave ditore për kalium, i domosdoshëm për ndërtimin dhe ruajtjen e eshtrave. Po ashtu, duhet përmendur edhe faktin se 85 për qind e tyre përbëhen nga uji që përdoret për hedhjen jashtë të helmeve dhe për ta përmirë- suar metabolizmin. Mandarina përmban vetëm 64 kalori dhe 0,4 gr yndyrë, që e bën ushqimin e duhur për humbjen në peshë. Vetitë shëruese të mandarinës janë: Mbron nga kanceri, Parandalon plakjen e lëkurës, Ndihmon në shërimin e plagëve, Forcon imunitetin, Mbron nga sëmundjet degjeneruese, Ndihmon në parandalimin e artritit, Përshpejton metabolizmin, Pakëson oreksin, Ndihmon në ruajtjen e shikimit. 

(Kosova Sot)