Vetitë shëruese të gjalpit të kikirikëve

  • 08 November 2017 - 15:28
Vetitë shëruese të gjalpit të kikirikëve

Një nga lyerjet më të preferuara në botë, që e adhurojnë fëmijët, por edhe është i shëndetshëm. Bëhet fjalë për gjalpin nga kikirikët, e ne ju sjellim disa nga vetitë e tij shëruese. Shumë studime e kanë dëshmuar se është zgjedhje e shëndetshme, përmban sasi të madhe me proteina, ndihmon humbjen në peshë. Thyen urinë: Me konsumimin e gjalpit nga kikirikët apo vetë kikirikëve, e thyeni urinë në mënyrë të shëndetshme dhe nuk konsumoni kalori të panevojshme dhe të dëmshme. Zemra e pëlqen gjalpin e kikirikëve: Shumë studime që janë marrë me këtë ushqim kanë dëshmuar se gjalpi i kikirikëve në masë të madhe e ul rrezikun nga sëmundjet koronare të zemrës dhe ato kardiovaskulare. Përmirëson kujtesën dhe mbron nga Alzhaimer-i: Në një studim ishte zbuluar se njerëzit që përmes ushqimit kanë marrë niancinë, për 70 për qind më pak ishin rrezikuar nga Alzhaimer-i. Kikirikët janë ushqim i pasur me niacinë. Parandalon diabetin, tipin 2: Me konsumimin e rregullt të kikirikëve apo prodhimeve të tjera të marrë nga kikirikët, ulet rreziku për t'u prekur nga diabeti, tipi 2.

(Kosova Sot)