< Kundër kollës, me hudhër e qepë - Shëndetësia - Kosova Sot
Kundėr kollės, me hudhėr e qepė

Kundėr kollės, me hudhėr e qepė

Kolla është simptomë e pakëndshme që ndodh kur sistemi imun dallon bakteret dhe viruset në organet e frymë- marrjes. Kolla e shpeshtë gjatë ftohjes dhe gripit shpesh shkakton edhe irritimin e syve, dhimbjeve të kokës. Lajmi i mirë është se ekzistojnë ilaçe natyrale që e forcojnë sistemin imun dhe e përshpejtojnë shërimin. Në këtë artikull sjellim fuqinë e qepës dhe hudhrës. Këtë ilaç kundër kollës është lehtë ta përgatisni.

Përbërësit:

2 gota ujë (500 ml),

 Gjysmë qepe,

2 thelpinj hudhër.

 Përgatitja:

Dy gotat e ujit i derdhni në enë dhe e valoni në temperaturë të mesme. Pas kësaj, qëroni qepën dhe e shtypni, po ashtu edhe me hudhrën veproni. Kur uji të valojë shtoni qepën dhe hudhrën. Ndaleni zjarrin dhe e lini lehtë të zihen edhe për 2 deri 3 minuta. Më pas, e lini të ftohet në temperaturë të dhomës.

SI TA KONSUMONI ILAÇIN KUNDËR KOLLËS?

Pini gjysmë gotë ilaç në gllënjka, le të jetë i ngrohtë. Ilaçin filloni ta përdorni porsa ta ndjeni kollën. Konsumojeni 3 apo 4 herë në ditë.

17 orë e 54 minuta më parë