Bakteret e zorrëve dhe shërimi i kancerit

  • 10 November 2017 - 08:40
Bakteret e zorrëve dhe shërimi i kancerit

Të gjeturat e ekspertëve francezë dhe atyre amerikanë, të publikuar në revistën shkencore "Science", sugjerojnë se si bakteret e zorrëve mund të ndikojnë në efektin e terapisë së kancerit,transmeton gazeta Kosova Sot. Ishte dëshmuar se si lloje të caktuara të baktereve ndikojnë në efikasitetin e ilaçeve të imunoterapisë. Ndikimi i këtyre ilaçeve bazohet në nxitjen e funksionimit të sistemit imun të pacientëve. Edhe studime tjera kanë treguar se bakteret e zorrëve luajnë rol në tretje, mbrojnë nga infeksionet.

(Kosova Sot)