Me ushqim kundër lodhjes vjeshtore dhe për imunitet më të fortë

  • 15 November 2017 - 18:51
Me ushqim kundër lodhjes vjeshtore dhe për imunitet më të fortë

PASUROJENI TRYEZËN

Çelësi për ta mposhtur stresin vjeshtor është duke mbushur tryezë me pemë e perime sezonale. Ngjyra e kuqe e shegës, e verdha e patateve, mollët e gjelbra dhe dardhët, e portokallta e karotave dhe kungujve, nuancat e ngrohta të gështenjave, arrave dhe lajthive - këto janë ngjyrat që përbëjnë spektrin e shëndetit. Në këtë periudhë ekspertët sugjerojnë një ushqim të ekuilibruar, me vitamina cilësore, minerale dhe proteina.

FASULE DHE LENTE

Kurrsesi nuk guxoni t'i harroni bishtajat, fasulet, lentet që përmbajnë sasi të konsiderueshme me aminoacide esenciale, shumë të rëndësishme për shëndetin e njeriut. Lentet janë të pasura me hekur dhe është e hatashme për ushqimin e personave që vuajnë nga anemia dhe ata që vuajnë nga mungesa e hekurit.

KËRPUDHAT PËR IMUNITET

Kërpudhat kanë pak kalori, por janë midis atyre frutave natyralë që më vështirë treten. Pasi kanë efekt stimulues ndaj imunitetit dhe përmbajnë përbërë skundër viruseve, kërpudhat mund të ofrojnë ndihmë të madhe te shtypja e lartë e gjakut, sasia e shtuar e yndyrës në gjak, përmirësojnë edhe qarkullimin e gjakut dhe ndikojnë në elasticitet të enëve të gjakut.

PËRPARËSIA E AGRUMEVE

Të ushqeheni shëndetshëm gjatë vjeshtës organizmit i ndihmon që të përgatiteni për dimër. Prandaj përparësi duhet dhënë agrumeve, të cilat shkaku i vitaminave C e forcojnë sistemin imun dhe e forcojnë organizmin. Pra, lëngje nga portokalli freskët apo grejpfrutit, bashkë me perime, bishtaja dhe drithërat integrale, janë aleatët më të mirë për tryezën me ngjyrat e vjeshtës.

KUNGULLI KUJDESET PËR SHIKIMIN

Kjo perime e portokalltë është e pasur me fibra, që janë të shëndetshme për sistemin tretës. Po ashtu, kungujt janë të pasur me betakarotinë, të cilat trupi i shndërron në vitaminë A,që më pas kujdeset për shikim dhe imunitet. Mos i harroni as farat, që janë të pasura me fitosterol - në mënyrë natyrale ai ul nivelin e kolesterolit në gjak.

PANXHARI PËR DOBËSIM

Panxhari ngjyrën e tij e merr nga betalaina, që i dhuron efekt kundër inflamacioneve dhe ndikon si antioksidues. Panxhari është i pasur me folate, vitamina C dhe magnez, e pasi 90 për qind e saj është ujë, është e hatashme edhe për humbje në peshë.

(Kosova Sot)