Ushqimet që duhet shmangur kur jeni të ftohur

  • 08 December 2017 - 17:21
Ushqimet që duhet shmangur kur jeni të ftohur

Kur të sëmuremi, nga çaji i nxehtë e deri te supat, kur i konsumojmë, ndihemi më mirë. Mirëpo, ekzistojnë disa ushqime që nuk bën t’i konsumoni, sepse i forconi simptomat e ftohjes.

Lëngjet e blera të pemëve

Lëngjet e pemëve janë plot me vitamina dhe minerale, por kjo nuk ndodh me lëngjet e blera. Pijet e tilla përmbajnë sasi të madhe të sheqerit që lidhet me qelizat e gjakut dhe i ‘vjedh’ vitaminat, duke dobësuar sistemin imun.

Ushqimi i fërguar

Ushqimi i fërguar nuk është i shëndetshëm as kur jemi krejt të shëndetshëm. Paramendojeni sa është i dëmshëm për trupin e dobësuar si pasojë e ftohjes. Ushqimi si ky është përplot me yndyra të ngopura që vështirë treten.

Kafeja

Kur të sëmuremi do të duhej të shtonim konsumimin e lëngjeve. Kafeja, përkatësisht kafeina si përbërës kryesor i këtij lëngut, ndikon si diuretik i fortë, që mund të shkaktojë dehidrim për organizmin tashmë të dobësuar.

Alkooli

Sikurse edhe kafeja, edhe alkooli “largon” lëngjet nga trupi dhe me vetë këtë vjen deri te dehidrimi. Po ashtu, përzierja e alkoolit dhe disa ilaçeve mund ta pakësojë efektin e tyre. 

(Kosova Sot)