Si ta përgatisni ujin me xhenxhefil për humbje në peshë

  • 08 December 2017 - 17:30
Si ta përgatisni ujin me xhenxhefil për humbje në peshë

Besojeni apo jo, uji me xhenxhefil është aleat i shkëlqyeshëm për t’u dobësuar. Pas së gjithave, humbja në peshë është proces mjaft i komplikuar për njerëz të caktuar. Arsyet e shpeshta për këtë janë mbajtja e lëngjeve tepricë në trup dhe metabolizmi i ngadaltë. Kjo përzierje ndihmon në tretje dhe aktivizimin e veshkave, që është esenciale në humbjen e lëngjeve të tepërta.  Përzierja eliminon helmet që përfundojnë duke u shndërruar në dhjam, sidomos në abdomen. Falë vetive që përmbajnë, uji me xhenxhefil ndihmon trupit në uljen e nivelit të sheqerit. Po ashtu, kjo përzierje parandalon diabetin pa pasur efekte anësore

Përshpejton tretjen

Konsumimi i rrënjës së xhenxhefilit lehtëson formimin e acideve gastrite. Këto substanca lehtësojnë dekompozimin e ushqimit, absorbimin e gjërave që ofrojnë veti. Për më shumë, ofrojnë fibra që e lehtësojnë tretjen.

Rrit temperaturën e trupit

Kur jemi te kaloritë, nuk është rregull të digjen më shumë kalori se sa që konsumoni. Kjo do të thotë se brendësia e trupit duhet të ketë temperaturë të lartë. Një ngrohtësi e tillë parandalon mbajtjen e lëngjeve tepricë në trup.

 

Përgatitja e ujit me xhenxhefil për humbje në peshë

Përbërësit:

6 gota ujë (1.5 litra),

5 lugë xhenxhefil të bluar (50 g),

Lëngun nga 2 limonë.

 

Përgatitja:

Ngrohni ujin. Kur ta arrijë pikën e vlimit, ia shtoni xhenxhefilin.

E lini të vlojë edhe për një apo dy minuta dhe e hiqni nga pllaka e nxehtë.

E lini të pushojë për 10 minuta.

Përzieni, shtoni lëngun e limonit dhe e pini. 

(Kosova Sot)