Ushqimet e pasura me hekur: Forcojeni imunitetin dhe shërojeni aneminë

  • 11 December 2017 - 17:08
Ushqimet e pasura me hekur: Forcojeni imunitetin dhe shërojeni aneminë

Nëse dëshironi ta mposhtni aneminë në mënyrë natyrale, atëherë janë ushqimet e pasura me hekur që duhet t'i përfshini në menynë tuaj.

MISHI I GJEDHIT

Image

Mishi i gjedhit me ngjyrë të kuqe është një nga burimet më të mira për hekur dhe përmban rreth 2,6 gramë të këtij minerali në 100 gramë mish. Po ashtu, edhe mëlçia do të ishte opsion i mirë kundër anemisë, edhe mëlçia përmban sasi të konsiderueshme të hekurit. 

SARDELET NË KONSERVË

Image

Nëse sardelet u janë opsion vetëm ato ditë kur agjëroni, gaboni gabim të madh. Këshilla jonë është që sa më shpesh të jetë në menynë tuaj. Në 100 gramë posedojnë rreth 2,9 mg hekur. Llojet e tjera të peshqve kanë më pak hekur.

MISHI I PULËS

Image

Mishi i bardhë i pulës nuk është i pasur, sidomos me hekur si disa variante të mishit të kuq. Posedon rreth 0,7 miligramë në 100 gramë mish të bardhë të pulës. Gjoksi i pulës mundet të ketë edhe deri 1,3 gramë. Më shumë përmban mëlçia e pulës. 

BISHTAJAT

Image

Fasulja, soja , lentet dhe bishtajat e tjera janë të pasura me hekur, por nga bishtajat më e pasura me këtë mineral është soja, madje përmban 15,7 mg në 100 gramë. Ka lloje të ndryshme të fasules derisa llojet e errëta përmbajnë më shumë se sa fasulja e bardhë dhe kanë rreth 8,2 mg. 

SPINAQI

Image

Spinaqi dhe perimet e tjera me gjethe të gjelbër përmbajnë mjaft hekur. Duhet pasur parasysh se hekuri nga mishi dhe peshku më mirë absorbohet në organizëm. Pos spinaqit, hekur përmban edhe lakra, lakra jeshile brokoli dhe perime të ngjashme.

FARAT

Image

Farat e kungullit dhe farat e susamit, si dhe farat e lirit janë më të pasurat me hekur. Farat e kungullit kanë rreth 3,3 mg hekur në 100 gramë, të lirit rreth 5,3 derisa të susamit 14,6 mg në 100 gramë. Pra, farat përmbajnë më shumë hekur sesa që përmban spinaqi.

(Kosova Sot)