Kolla hiqet si me dorë

  • 12 December 2017 - 23:36
Kolla hiqet si me dorë

Dimri tashmë po vjen. Fëmijët përgatiten për pushim e të rriturit për festat e fundvitit. Por, ditët e ftohta të dimrit me vite sjellin edhe ftohjet, gripin dhe kollën e pashmangshme. Në traditën popullore ka shumë ilaçe që janë përdorur në luftën kundër llojeve të ndryshme të kollës. Pra, këto tradita bashkuar me mjekësinë moderne kanë gjetur rrugën për ndalje të shpejtë të kollës. Kështu jargavani dhe trumza me vetitë e veta shëruese lehtësojnë këto probleme që përcillen me kollën me gëlbazë. Ekstraktet e këtyre dy bimëve bashkë janë edhe më efikase duke shkrirë sekretimin bronkial dhe lehtësojnë kollën. Trumza ka ndikim kundër inflamacioneve, nxit shërimin e shpejtë dhe riparon organet e frymëmarrjes. Nëse e kombinoni edhe me kamomil, mëllagë të bardhë, atëherë shërimi nga kolla është edhe më e shpejtë. Mëllaga e bardhë e thyen edhe mukozën në fyt dhe në këtë mënyrë zvogëlon irritimet e fytit. Një kombinim si ky është shumë i dobishëm për mbrojtjen e fytit.

(Kosova Sot)