Ushqimi që ndihmon në shërimin e anemisë

  • 14 December 2017 - 23:14
Ushqimi që ndihmon në shërimin e anemisë

Vlera e tyre e lartë energjike i bën zamër të shkëlqyeshme, e janë të përshtatshëm edhe për ëmbëlsira. Rrushi i thatë është fryt i dehidruar në të cilin qëndron më së shumti 23 për qind ujë. Fitohet me tharjen e rrushit në diell apo me procesin mekanik në tharëse. Është shumë i pasur me kalium, magnez, zink, bakër, kalcium dhe hekur, si dhe shumë vitamina A e vitamina të kompleksit B. Rrushi i thatë përmban sasi të konsiderueshme me hekur që ndihmon në shërimin e anemisë, derisa përmbajtja e lartë e bakrit ndihmon në formimin e rruazave të kuqe të gjakut. Në pyetje është ushqimi i grimcuar me shumë vlera energjike, që për sa hap e mbyll sytë kompenson energjinë e humbur. Pos kësaj, me rrush të thatë shpejt e shuani urinë, sepse janë shumë të pasur me fibra që e bën ushqim më ngopës sesa shumë ushqime të tjera. Pos kësaj, rrushi i thatë në kombinim me pemë me lëvozhgë të fortë, jogurt ose mjaltë, është i mirë për ta filluar ditën. Po ashtu, mund ta shtoni edhe në sallatën e gjelbër. Shkaku i shijes së ëmbël dhe strukturës, është ideale edhe për mbushjen e mishit. Mirë kombinohet me ëmbëlsira, bukë, pjekurina, komposto, puding, derisa edhe në akullore kombinohen me pemë të thata ose fruta me lëvozhgë të fortë. 

(Kosova Sot)