Forma e trupit përcakton mënyrën e ushqimit - Shëndetësia - Kosova Sot
Forma e trupit pėrcakton mėnyrėn e ushqimit

Forma e trupit pėrcakton mėnyrėn e ushqimit

Varësisht nga forma e trupit, ushqime të caktuara mund të grumbullohen në zona kritike.

SI ORË ME RËRË

Personat që kanë këtë figurë, në formë të orës me rërë kanë bel të hollë dhe gjoks të vogël të përcjellë me ijë të gjera. Mos konsumoni ushqime që përmbajnë nivel të lartë me yndyra të ngopura dhe indeks glikemik.

TRUPI I MASHKULLIT

Nëse trupi juaj dallohet për nga krahët e gjerë, duart me muskuj dhe diç ijë më të ngushta, keni trup në formë të meshkujve. Përjashtoni ushqimet e pasura me jod, pasurojeni ushqimin me avokado, peshk dhe badem.

NË FORMË TË DARDHËS

Personat që kanë formën e trupit të dardhës kanë pjesë më të shkurtë të trupit lart dhe ijë më të gjera. Duhet mos të konsumojnë ushqime të pangopura dhe prodhime me prejardhje të kafshëve. Mishin e kuq harrojeni. Hani mish peshku dhe fara të lirit.

NË FORMË TË MOLLËS

Trupi në formë të mollës karakterizohet nga dallimi në ijë, bel dhe gjoks. Gjoksi i theksuar përcillet nga të pasme të rrafshëta. Për ta më i miri është ushqimi me proteina, duhet pakësuar sheqeri dhe yndyrat qumështore.

(Kosova Sot)

20 orë e 59 minuta më parë
19/01/18
aaaaaaaa