Zgjidheni problemin e qarkullimit të gjakut me një recetë - Shëndetësia - Kosova Sot
Zgjidheni problemin e qarkullimit tė gjakut me njė recetė

Zgjidheni problemin e qarkullimit tė gjakut me njė recetė

Sëmundjet e ndryshme ndikojnë në qarkullimin e gjakut, në shtimin e yndyrës në gjak dhe në trashjen e enëve të gjakut, dëmtimin e enëve të gjakut dhe pakësimin e elasticitetit të tyre, e kështu vjen deri te dëmtimi i qarkullimit. Si pasojë e kësaj shfaqet mosfurnizimi i organeve me oksigjen, që mund të shkaktojë sulm në tru apo infarkt. Për më shumë, problemi me qarkullimin e gjakut shkakton dridhje të gjymtyrëve, dhimbje dhe ndjenjë e të ftohtët në duar dhe këmbë. Receta që ju sjellim shërben për rehabilitim pas sulmit të pësuar në tru apo zemër, forcim të enëve të gjakut dhe të organizmit në përgjithësi.

Përbërësit:

100 gramë shelg (lat. Teucrium montanum),

100 gramë hithra,

100 gramë kantarion,

50 gramë gjethe të mentës,

1 litër alkool të fortë - raki, vodkë.

Të gjithë përbërësit, bimët përkatësisht, i imtësoni dhe i vendosni në një enë prej qelqit. I mbuloni me alkool. E mbyllni dhe e lini të qëndrojë për 20 ditë. Pas 21 ditësh, e procedoni, për çdo mëngjes dhe mbrëmje merrni nga dy lugë shurup. Pas 10 ditësh i vëreni përmirësimet. 

(Kosova Sot)

16 orë e 30 minuta më parë
17/01/18
aaaaaaaa