Vera e zier ngroh trupin dhe ruan zemrën
Dihet qëmoti se vera e zier ndikon pozitivisht në shëndet. Ndikon si antioksidues i lëngshëm që mbron zemrën dhe zgjeron enët e gjakut. Krahas kësaj, parandalon proceset inflamatore në trup, e ka ndikim të mirë edhe në shtypjen e lartë të gjakut. Ky lëng magjik mund të përdoret edhe në zbutjen e simptomave të ftohjes
Vetitë shëruese
Vera e zier si ilaç ndikon si një antioksidues natyral falë resveratrolit që gjendet në rrush. Kjo substancë aktive parandalon trashjen e gjakut. Pijet e ngrohta kanë efekt pozitiv në format e ndryshme të infeksioneve respiratore. Po ashtu, edhe vera e zier është ilaç kundër ftohjes, falë erëzave që janë pjesë përbërëse e pijes. I japin efekt edhe më të fortë. Kanella dhe karafili kanë efekt të fortë antibakterial dhe kundër viruseve, dezinfekton fytin. Kështu, vera e zier ofron ndihmë kundër kollës, si dhe për proceset inflamatore.
Kundër kolesterolit
Kjo pije e fuqishme përmirëson edhe nivelin e kolesterolit në gjak, por duhet ta përdorni në mënyrë të moderuar. Një gotë verë e zier në ditë mjafton. Vera e zier ruan edhe enët e gjakut, i bën më elastike që lehtëson qarkullimin e gjakut duke mbrojtur kështu edhe zemrën.
(Kosova Sot)