Që të jeni të shëndoshë: 6 ushqimet që duhet t’i hani përditë

  • 02 August 2015 - 14:56
Që të jeni të shëndoshë: 6 ushqimet që duhet t’i hani përditë

Të gjithë nutricistët pajtohen se duhet ngrënë sa më shumë pemë dhe perime, sa më shpesh që të mundeni. Por, këto ushqime duhet t’i shtoni në menynë tuaj të përditshme, sepse studimet e kanë vërtetuar se janë shumë të shëndetshme

Spinaqi

Spinaqi është i mirë për ndërtimin e muskujve dhe i pasur me aminoacidet  Omega-3, si dhe me acid folik, që zvogëlojnë rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës, sulmit në tru dhe osteoporoza. Acidi folik forcon qarkullimin e gjakut në hapësirat e gjenitaleve dhe ju ndihmon të mbroheni prej problemeve seksuale. Spinaqi është i pasur edhe me luteinë, që rregullon jetën seksuale. Hani rreth 200 gramë spinaq në ditë.

Image

 

Jogurti

Jogurti është i pasur me miliona probiotikë, që janë furnizues natyralë për bakteret e shëndetshme të cilat gjenden në organizmin tuaj.  Në këtë mënyrë vjen deri te përmirësimi i sistemit imun, dhe është mbrojtje e mirë prej kancerit. Rreth 200 gramë në ditë mjaftojnë.

Image

Domatja

Domatja e kuqe është më e shëndetshme sesa ajo e gjelbra, sepse përmban më shumë likopen, antioksidues i fuqishëm që mbron nga shumë sëmundje të ndryshme. Studimet kanë treguar që ushqimet e pasura me likopen mbrojnë edhe nga kanceri i fshikëzës, i mushkërive, prostatës, lëkurës dhe lukthit, e po ashtu ndikon edhe në pakësimin e rrezikut nga sëmundjet koronare të arterieve. Duhet të merrni rreth 22 gramë likopen në ditë, që është një gotë lëng domateje. 

Image

Karota

Shumica e pemëve dhe perimeve me ngjyrë të kuqe, të verdhë dhe ngjyrë portokalli, janë të pasura me kartenoide, substancë kjo që shkrin dhjamin dhe lidhet me parandalimin e shumë llojeve të kancerit. Pos kësaj, në lloje të ndryshme të infeksioneve, si edhe astma dhe artriti  reumatoid – asgjë nuk ndikon më mirë se karota, e cila ka shumë pak kalori. Çdo ditë hani rreth 200 gramë karota.

Image

Boronicat

Boronicat përmbajnë një numër të madh të antioksiduesve dhe pikërisht për këtë arsye ndikojnë në parandalimin e kancerit dhe diabetit, përderisa ngadalësojnë edhe humbjen e kujtesës me kalimin e viteve. Studimet kanë treguar që boronicat, që janë të pasura me fibra dhe vitamina A dhe C, përmirësojnë shëndetin  kardiovaskular. Hani 200 gramë boronica të freskëta ose 100 gramë të ngrira apo të thara.

Image

Arrat

Arrat janë më të pasura me aminoacidet Omega-3 sesa salmoni dhe janë përplot me polifenole, që ndikojnë kundër infeksioneve, e përmbajnë dyfish më shumë proteina sesa mishi i pulës. Pemët e tjera me lëvozhge të fortë posedojnë vetëm dy, përderisa arrat - të vetmet – i posedojnë të tria. Një porcion me arra, rreth 30 gramë, janë të mirëseardhura në çdo kohë, sidomos pas ushtrimeve.

Image

 

(Kosova Sot)