Ushqimet dimërore që forcojnë sistemin imun - Shëndetësia - Kosova Sot
Ushqimet dimërore që forcojnë sistemin imun

Ushqimet dimërore që forcojnë sistemin imun

Dimri është kohë kur na pushtojnë gripi dhe ftohjet, e këtë sezon duhet përkujdesur më shumë për atë se çfarë sjellim në organizëm.

SHEGA

Me kombinim të shijes të ëmbël dhe të thartë, shega është pemë e veçantë që përmban shumë vitamina C. Farat e shegës mund t'i shtoni në jogurt, sallatë apo t'i konsumoni të vetme. Përmban edhe vitamina B dhe acid folik.

KIVI

Kivi shpeshherë quhet edhe si superpemë, sepse përmban pak kalori, dhe ka veti të shumta shëruese. Kivi është burim i mirë për vitamina A, C, B e K, e përmban edhe minerale si kalium, kalcium, magnez, fosfor, hekur, zink dhe bakër.

AGRUMET

Dimri pa agrume nuk është dimër i vërtetë. Portokajtë, limoni, mandarina dhe grejpfruti janë burime të shkëlqyeshme për vitamina C që janë të domosdoshme për kohën e ftohjeve dhe të gripit.

LAKRA

Lakra është e pasur me vitamina C që është i mirë për forcimin e sistemit imun dhe parandalon zhvillimin e sëmundjeve. Ndihmon në shërimin e ftohjeve, gripit dhe ndihmon organe e frymëmarrjes. 

(Kosova Sot)

4 orë e 6 minuta më parë
19/08/18