Perimet e shëndetshme me rrënjë, që duhet t'i përfshini në ushqim - Shëndetësia - Kosova Sot
Perimet e shëndetshme me rrënjë, që duhet t

Perimet e shëndetshme me rrënjë, që duhet t'i përfshini në ushqim

Nuk është çudi që perimet me rrënjë janë ushqimet më të shëndetshme në planet. Të rritura nën tokë, shumica prej tyre duhet të jenë në majë të listës së ushqimeve tuaja.

QEPËT

Image

Mbushur me plot përbërës kundër mikrobeve, përfshirja e qepëve në ushqimin ditor ndihmon në forcimin e sistemit imun dhe reduktojnë rrezikun nga kolla, ftohjet dhe infeksione të tjera. Qepët po ashtu njihen për shërimin e kancerit oral dhe atij në ezofag.

XHENXHEFILI

Image

 Qoftë nëse e shtoni në gjellë apo e shndërroni në çaj, xhenxhefili ofron shumë veti për shëndetin. Për shekuj rresht, ka ndihmuar te çrregullimet e ndryshme në tretje, fryrje, refluks acid dhe fryrjet abdominale. Ka veti kundër inflamacioneve, përdoret kundër artritit dhe problemet me zemër.

SHAFRANI

Image

 I përdorur në shumë ushqime indiane, shafrani ngjason me xhenxhefilin. Shafrani njihet për aftësinë e tij që merret me inflamacione, gjendje që ndërlidhet me shumë probleme shëndetësore si problemet me zemër, kancer, mbipeshë, artrit, diabet tipin 2 dhe osteoporozë.

HUDHRA

Image

Askush nuk e gabon aromën e hudhrës në botë. I mbushur me sulfur, hudhra njihet për aftësinë e vet për t'i vrarë bakteret, viruset dhe kërpudhat. Hudhra njihet të jetë e shëndetshme për sistemin kardiovaskular dhe metabolizmin si dhe parandalon disa lloje të kancerit.

 KAROTAT

Image

 Të gjithë e dinë se karotat ndihmojnë për shëndetin e syve dhe për të pasur një shikim më të mprehtë. Ngjyra e portokalltë shkaktohet nga betakarotina, një pigment i konvertuar në vitaminën A. Studime të caktuara . Studime të caktuara kanë konkluduar se konsumimi i rregullt i kësaj rrënje të portokalltë është e dobishme edhe për mushkëritë.

PATATJA E ËMBËL

Image

 E pranishme në shumë lloje dhe ngjyrë, patatet e ëmbla janë burim i mirë për kalium dhe vitamina B6. Kaliumi është një elektrolit i nevojshëm për qelizat, indet dhe organet për funksionimin e tyre si duhet. Vitamina B6 është e domosdoshme për energjinë, prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, sistemin nervor.

(Kosova Sot)

1 orë e 14 minuta më parë
15/08/18