Arsyet përse duhet të pini çdo ditë një gotë lëng panxhari - Shëndetësia - Kosova Sot
Arsyet përse duhet të pini çdo ditë një gotë lëng panxhari

Arsyet përse duhet të pini çdo ditë një gotë lëng panxhari

Pasi panxhari përmban nitrate, ndihmon te shtypja e gjakut dhe qarkullimi i gjakut, por ka edhe dobi të tjera nëse e konsumoni për çdo ditë.

PARANDALON KANCERIN

Një nga dobitë kryesore të lëngut të panxharit është parandalimi i kancerit. Betacianina e pranishme në lëngun e panxharit ndihmon në parandalimin e formimit të tumoreve kancerogjene dhe po ashtu e detoksikon trupin nga helmet e dëmshme. Kishte studime ku dëshmohet efekti pozitiv i lëngut të panxharit te kanceri në zorrë të trashë, leukemisë, kancerit në mushkëri, mëlçi, prostatë dhe testikuj.

REDUKTON KOLESTEROLIN

Nëse keni nivel të lartë të kolesterolit, duhet ta konsideroni që lëngun e panxharit ta përfshini në ushqimin tuaj. Studimi nga viti 2011, që ishte bërë në minj, ka treguar se ekstraktet nga panxhari ulin trigliceridet, duke ulur kolesterolin e keq dhe duke rritur kolesterolin e mirë.

SHKËLQEN LËKURËN

Pos nga brenda, lëngu i panxharit vepron edhe nga jashtë. Lëngu i panxharit është i hatashëm për pastrimin e gjakut. Po ashtu, panxhari është i pasur me vitaminë C, që ndihmon në pastrimin e njollave, duke i dhuruar lëkurës një shkëlqim natyral.

(Kosova Sot)

17 orë e 5 minuta më parë
20/08/18