Ja çfarë ndodh me trupin nëse çdo ditë konsumoni fara të lirit

  • 04 August 2015 - 08:35
Ja çfarë ndodh me trupin nëse çdo ditë konsumoni fara të lirit

Ky ushqim me plot të drejtë quhet edhe si superushqim. Farat e lirit janë pjesë e rëndësishme e ushqimit tuaj për shumë popuj dhe vende të ndryshme tash e mijëra vjet. Mund t’ua shtoni shumë gjellëve dhe me të do pasuroni ushqimin tuaj të preferuar, me ç’rast do të konsumoni përbërës të shumtë shërues.

Ja se në cilën mënyrë farat e lirit ndikojnë në organizmin tuaj

1. Farat e lirit janë të pasura me aminoacidet omega 3, të cilat kanë një ndikim të pabesueshëm në organizmin dhe shëndetin tonë në përgjithësi.

2. Farat e lirit mund ta ulin nivelin dhe sasinë e kolesterolit të keq në gjak, madje për pesëdhjetë për qind.

3. Këto fara po ashtu munden edhe ta ulin nivelin e triglicerideve, për shifrat magjike nga 25 deri në 60 për qind.

4. Farat e lirit ndikojnë si masë parandaluese në shfaqjen e diabetit dhe rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak.

5. Tri lugë fara të lirit përmbajnë aminoacidet omega 6 dhe omega 9 sa gjenden në gjysmë kilogram mish peshku.

6. Liri është i pasur me fibra, të cilat ndikojnë mirë në tretjen e ushqimit.

(Kosova Sot)