Zhbllokojeni hundën me borzilok - Shëndetësia - Kosova Sot
Zhbllokojeni hundėn me borzilok

Zhbllokojeni hundėn me borzilok

Hunda e bllokuar, infeksioni i fytit dhe shumë dhimbje tjera përcjellëse janë tipike për këtë periudhë kohore. Mjekët popullorë konsiderojnë se mund t'i sanojnë problemet me ndihmën e preparateve natyrale që pothuajse secili prej nesh i ka në shtëpi. Te hunda e bllokuar inhalimi me çaj nga borziloku ndihmon shumë. Borziloku për inhalim është shumë i dobishëm, sepse posedon vajra eterike që zhbllokojnë kanalet e hundës dhe e lehtësojnë drenazhën. Për përgatitjen e çajit nga borziloku ju nevojiten disa degë të thata borzilok të thatë, të cilat duhet t'i futni në 0,5 litra ujë të vluar. Borziloku kështu i zhytur në ujë kur të ketë qëndruar liron ngjyrën ezmere, e më pas e nxirrni nga uji. Më pas, çajin e nxehtë e derdhni në një enë, mbuloni kokën me një peshqir dhe nga hunda e thithni avullin e nxehtë, duke liruar nga goja. 

(Kosova Sot)

15 orë e 46 minuta më parë
18/02/18