Kolesteroli i lartë ndikon në krijimin e qelizave të kancerit - Shëndetësia - Kosova Sot
Kolesteroli i lartë ndikon në krijimin e qelizave të kancerit

Kolesteroli i lartë ndikon në krijimin e qelizave të kancerit

Studimi i fundit në universitetin në Kaliforni do të mund të shpjegonte lidhjen midis ushqimit të pasur me kolesterol dhe kancerit në zorrë të trashë, sepse në minj është dëshmuar se qelizat e yndyrshme përshpejtojnë shpërndarjen e qelizave duke rritur shpejtësinë e rritjes së tumoreve. Shkencëtarët kanë zbuluar se shtimi i nivelit të kolesterolit te minjtë mund të sjellë te ndarja e shpejtë e qelizave amë të zorrëve, që tumoreve u mundëson të formohen më shpejt. Përmes hulumtimit është zbuluar mekanizmi që do të mund të hapte rrugë për krijimin e ilaçeve të reja. Rezultatet e hulumtimit janë publikuar në revistën "Cell Stem Cell". Ekspertët theksojnë se kolesteroli në ushqim dhe kanceri në zorrë të trashë është dëshmuar, por askush deri më tani nuk e ka shpjeguar mekanizmin se si funksionon kjo. Ndarja e shpejtë e qelizave Te grupi i minjve është rritur aftësia e ndarjes së qelizave amë. Me rritjen e nivelit të koelsterolit te kafshët, qelizat e tyre më shpejt ishin ndarë duke nxitur që indi i tyre të lidhet me sistemin tretës. 

(Kosova Sot)

1 orë e 5 minuta më parë
23/05/18