ILAÇI I PARË ZYRTAR KUNDËR AUTIZMIT

  • 31 January 2018 - 16:47
ILAÇI I PARË ZYRTAR KUNDËR AUTIZMIT

Agjencia Amerikane për Ilaçe dhe Ushqim "FDA" ka miratuar procedurën për ilaçin "Balovaptan" për shërimin e autizmit, që do të mund të përshpejtonte zhvillimin e atij ilaçit dhe plasimin e tij në treg. Kompania zvicerane farmaceutike "Roche" e ka vërtetuar dhe ka shpjeguar se një status i tillë mundëson veprimin e përshpejtuar të vlerësimit të ilaçit, që paraqet përparim të madh karshi terapive aktuale. "Balovaptan", që mund të përmirësojë interaksionin shoqëror dhe komunikimin te njerëzit me autizëm, zhvillohet njësia hulumtuese e kompanisë "Roche" dhe pritet të marrë leje për miratim në vitin 2020. Kundër autizmit në Amerikë nuk ekziston ndonjë ilaç standard për simptomat bazë, si vështirësitë në komunikim dhe depërtim në shoqëri.

(Kosova Sot)