Ushqimi është ilaçi më i mirë: Receta për supën e mjekut amerikan, që ka pushtuar botën - Shëndetësia - Kosova Sot
Ushqimi ėshtė ilaēi mė i mirė: Receta pėr supėn e mjekut amerikan, qė ka pushtuar botėn

Ushqimi ėshtė ilaēi mė i mirė: Receta pėr supėn e mjekut amerikan, qė ka pushtuar botėn

Dr. Henry Biler është autor i librit "Ushqimi është ilaçi më i mirë" ku sjell metodat e tij të shërimit përmes ushqimit. Supa e tij e famshme është e pasur me kalium, alkalizon trupin dhe stimulon mëlçinë dhe gjëdnrat tiroide. Po ashtu, ndihmon pankreasit për të kontrolluar nivelin e sheqerit në gjak. Kjo supë është mënyra më e mirë për ta detoksuar trupin. Përbërësit: 4 kungulleshka, të copëtuara, 3 gota borania, 2 kërcej selino, të copëtuara, 2 pjesë majdanoz, 250 ml ujë të filtruar, Kripë deti sipas shijes. Përgatitja: Derdheni ujin, hidhini kungulleshkat, boranitë dhe selinon në enë. Lini ujin të vlojë, pakësoni temperaturën dhe e lini të vlojë për 30 minuta, derisa perimet të zbuten dhe të bëhen të lëngshme. Hidhni më pas përzierjen në blender dhe ia shtoni një grush majdanoz dhe ujë. Shtypni perimet dhe i përzieni mirë. Sipas shijes, i shtoni kripë dhe, supa është e gatshme për ta konsumuar. 

(Kosova Sot)

18 orë e 40 minuta më parë
23/02/18