Qumështi i artë: Pija për forcimin e imunitetit - Shëndetësia - Kosova Sot
Qumështi i artë: Pija për forcimin e imunitetit

Qumështi i artë: Pija për forcimin e imunitetit

Pija e njohur edhe si qumështi i artë, nga kurkuma me shekuj është përdorur në Azi për luftën kundër shumë sëmundjeve, e sot është një nga pijet më popullore. Përbërësi kryesor është kurkuma, e cila përbëhet nga substanca e njohur me emrin kurkuminë. Kurkuma ka efekt kundër inflamacioneve, antiseptik dhe antilalergjik, dhe ndihmon te problemet respiratore, ndikon në disponim dhe kujtesë. Forcon sistemin imun, ul shtypjen e lartë të gjakut, rregullon metabolizmin. Për përgatitjen e tij ju nevojiten përbërësit: 1 gotë qumësht kokosi (ose bademi), 1 shkop kanellë, 1 pjesë kurkumë, e paqëruar dhe prerë hollë ose ½ e lugës kurkumë pluhur, 1 pjesë xhenxhefil të prerë hollë, 1 lugë mjaltë, 1 lugë vaj kokosi, ¼ e lugës piper të zi. Përgatitja: Përzieni të gjithë përbërësit me masën e një gote të vogël dhe e vendosni në një enë të vogël. Prisni të vlojë, më pas uleni temperaturën dhe le të zihet lehtë për 10 minuta. Procedoni në gotë dhe hidhni kanellën pluhur para se ta shërbeni. 

(Kosova Sot)

1 orë e 17 minuta më parë
20/10/18