Me pemë dhe perime kundër sëmundjes së arterieve - Shëndetësia - Kosova Sot
Me pemë dhe perime kundër sëmundjes së arterieve

Me pemë dhe perime kundër sëmundjes së arterieve

Në revistën "Arteriosclerosis, Thrombosis and Vascular Biology" është publikuar studimi që tregon se me konsumimin e pemëve dhe perimeve, tre herë në ditë, mund të ulet rreziku nga shfaqja e sëmundjeve të arterieve periferike. Sëmundja e përmendur shkakton tkurrjen e arterieve në ekstremitetet e poshtme, me ç'rast pamundësohet qarkullimi i duhur i gjakut, shfaqen dhimbje derisa ecja vështirësohet. Në hulumtimin e tyre ekspertët kishin përfshirë rreth 3,7 milionë njerëz të moshës mesatare prej 64 vjet (kryesisht ferma), që kishin plotësuar udhëzimet rreth mënyrës së jetës dhe ushqimit. Ishte dëshmuar se deri te ulja e rrezikut nga sëmundjet periferike të arterieve kishte ardhur shkaku i konsumimit të pemëve dhe perimeve pa marrë parasysh moshën, gjininë, racën mënyrën e jetës dhe faktorëve të tjerë të rrezikuar për lajmërimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Mirëpo, ekspertët kanë konsideruar se pemët dhe perimet më pak konsumohen nga ishduhanxhinjtë dhe ata aktual ku rreziku është më i madh për sëmundjen. 

(Kosova Sot)

14 orë e 8 minuta më parë
22/05/18