Përdoreni për 3 netë dhe do të keni fytyrën që keni ëndërruar

  • 16 February 2018 - 13:50
Përdoreni për 3 netë dhe do të keni fytyrën që keni ëndërruar

Lëkura e pastër dhe e pa asnjë cen është një ëndërr për të gjithë. Ka shumë arsye pse lëkura jonë dëmtohet disa prej tyre janë ajri i ndotur, zgjedhjet e gabuara ushqimore, kimikatet që ndodhen në jo pak produkte, por edhe rrezet e diellit. Për këtë arsye shumë femra zgjedhin të përdorin një shumëllojshëri produktesh dhe trajtimesh të cilat edhe pse mund të jenë të shtrenjta, përsëri nuk japin efektin e dëshiruar.

Fatmirësisht, ka shumë pastrues që mund t’i përgatisni në komoditetin e shtëpisë suaj dhe përveçse nuk mund të sjellin asnjë dëm, sepse janë 100% natyrale, gjithashtu do mahniteni nga rezultatet pozitive.

Një nga ata përbërës është dhe patatja. Patatet janë të pasura me enzima që largojnë pikat e zeza, skuqjet dhe shenjat e akneve. Si dhe falë niveleve të potasiumit, patatet shërbejnë si një alternativë perfekte për të hidratuar fytyrën tuaj.

Përbërësit:

1 patate
½ limon (lëngu i tij)

Përgatitja:

Fillimisht në një blender fusni një patate të prerë dhe më pas shtoni lëngun e limonit derisa të kthehet në një përzierje homogjene. Duhet ta aplikoni këtë maskë në fytyrë me kujdes me lëvizje rrethore. Mbajeni për 20 minuta dhe më pas shlplajeni me ujë të bollshëm.

Pastrues me patate dhe kastravec

Përbërësit:

1 patate
½ e një kastraveci

Udhëzimet:

Përgatitja e këtij pastruesi është shumë e thjeshtë. Fillimisht shtoni përbërësit në një blender dhe i përzieni derisa të përftohet një masë homogjene. Aplikojeni këtë përzierje me lëvizje rrethore. Mbajeni për 25 minuta dhe më pas shplajeni me shumë ujë.