Lëngun e qepës mund ta përdorni edhe për trajtimin e flokëve

  • 23 February 2018 - 15:11
Lëngun e qepës mund ta përdorni edhe për trajtimin e flokëve

Po, është shumë e vërtetë se lëngu i qepës mund ta trajtojë humbjen e flokëve gjatë dimrit. Ndikon në mënyrën e stimulimit në promovimin e qimeve të reja, duke shtuar qarkullimin e gjakut, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Si ta përdorni?

Qërojeni ose bluajeni një qepë të madhe dhe shtrydhni lëngun që qepa do ta lirojë më pas. Vendoseni lëngun në flokë dhe mbajeni aty për së paku një orë. Qepa posedon substanca shumë të fuqishme. Flokët më pas t’i shpëlani me ujë të vakët dhe me shampo. Këtë maskë mund ta përdorni dy herë në javë varësisht nga intensiteti i rënies së flokëve tuaja. 

(Kosova Sot)