Kanella ndikon në shtypjen e gjakut

  • 26 February 2018 - 16:11
Kanella ndikon në shtypjen e gjakut

Hipertensioni është faktori kryesor i për zhvillimin e sulmit në tru, sulmin në zemër, dështimin e zemrës, tkurrjen e arterieve dhe disa formave kronike të dëmtimit të veshkave. Shtypja e lartë e gjakut është përgjegjës për mesatarisht 7,1 milionë vdekje në vit në mbarë botën. Nëse dëshironi që shtypjen e lartë të gjakut ta ulni përmes ushqimit, hani mjaftueshëm pemë dhe perime. Nëse jeni adhurues i kanellës, shërbehuni me erzën e preferuar që po ashtu ndikon në uljen e shtypjes së gjakut

SI NDIKON KANELLA NË SHTYPJEN E GJAKUT?

Në bazë të studimit të bërë në vitin 2006, në revistën "Journal of the American College of Nutrition", kanella është dëshmuar se e ul shtypjen e gjakut te personat që vuajnë nga diabeti. Me sa duket kjo erëz ndikon në prodhimin e insulinës. Konsiderohet se si gjysmë lugë kanellë në ditë mjafton.

SI TA PËRDORNI?

Kanellën mund ta përdorni në mënyra të ndryshme, por më së thjeshti është ta shtoni në ushqim. Pos kanellës në pluhur, mund ta përdorni kanellën në shkop, e mjafton ta aplikoni në çaj.

(Kosova Sot)