Ja si ju zbukuron jogurti, nga koka e deri te thembrat
Të gjithë ne e dimë se jogurti ndihmon te djegiet, por mund të ndihmojë edhe në shkëlqimin e flokëve, lëkurës, e madje edhe të dhëmbëve.
Për flokë të bukur dhe të trashë
Studimet kanë treguar se si jogurti ndihmon në qetësimin e rrënjës së thatë të flokut dhe nxit rritjen e flokëve. Pas shpëlarjes nga shamponi, vendosni jogurt të zakonshëm në flokë, e lini 5 minuta dhe e shpëlani, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Zbardhja e dhëmbëve
Adhuruesit e jogurtit do t’i gëzojë fakti se jogurti në mënyrë natyrale mund t’i zbardh dhëmbët. Për çdo ditë vendosni pak jogurt në dhëmbë, prisni disa minuta, e më pas i shpëlani me ujë. Rezultatet e para do t’i vëreni pas disa javësh.
Piling për lëkurë më të bukur
Përzieni 4 lugë të mëdha me një lugë sheqer dhe me këtë masë e lyeni trupin dhe e lini të thahet. Pilingu do të largojë qelizat e vdekura, por edhe do ta hidratojë dhe do të zbutë lëkurën.
Maskë kundër plakjes
Përziej një lugë jogurt me një lugë mjaltë, me një lugë lëng limoni dhe e vendosni në fytyrë. Prisni 10 minuta dhe më pas e shpëlani. Përsëriteni një herë në javë.
Krem për duar të buta
Përzieni 2 lugë jogurt me 1 lugë mjaltë dhe atë maskë e aplikoni në duar dhe thonj. Nëse keni doreza plastike, vendosini sipër, sepse ka efekt më të fortë. Pas 15 minutash shpëlani duart dhe vendosni krem të thjeshtë hidratimi.
(Kosova Sot)