TABLETAT KUNDËR DHIMBJEVE NDIKOJNË NË HUMBJEN E DËGJIMIT

  • 02 March 2018 - 08:45
TABLETAT KUNDËR DHIMBJEVE NDIKOJNË NË HUMBJEN E DËGJIMIT

Konsumimi i tepërt i tabletave kundër dhimbjeve te personat e gjinisë mashkullore mund të ndikojë në problemet me dëgjim. Në këtë problem, sidomos duhet të kenë kujdes meshkujt e rinj, paralajmërojnë ekspertët amerikanë nga Universiteti në Harvard. Deri te një konstatim i tillë ata kanë ardhur dy dekada më parë, në studimin e të cilëve kishin qenë të përfshirë rreth 26.000 të anketuar. Ilaçet, që ndërlidhen me humbjen e butë apo serioze të dëgjimit para të pesëdhjetave, ishin paracetamoli dhe ibuprofeni. Edhe pse në këtë studim nuk kishin qenë të përfshira femrat, ekspertët theksojnë se edhe te fermat ilaçet e tilla kanë të njëjtin efekt. 

(Kosova Sot)