Hiqni qafe fryrjet me ndihmën e majdanozit

  • 05 March 2018 - 15:44
Hiqni qafe fryrjet me ndihmën e majdanozit

Ushqimi i shpejtë, me shumë kripë apo sheqer, ndikon që uji të qëndrojë dhe mbetet në organizëm, prandaj fillojmë të ndihemi të fryrë. Me fjalë tjera, konsumimi i tepërt i yndyrave, kripës dhe sheqerit ndikon në qëndrimin e tepërt të lëngjeve në organizëm, që në situatat ekstreme shkaktojnë sëmundje të mushkërive, veshkave dhe artritin. Por, kur në pyetje është zgjedhja e gabuar e ushqimit, ekziston një erëz bimore, e cila mundet të ndihmojë, e me gjasë e keni dhe në shtëpi. Bëhet fjalë për majdanozin. Majdanozi konsiderohet si një erëz bimore magjike, e cila lufton fryrjet. Nga ajo mund të bëni një pije të thjeshtë që ju detyron të urinoni dhe kështu të hidhni materiet e dëmshme nga organizmi. Në një litër ujë të vluar hidhni 5 lugë majdanoz të freskët e të copëtuar dhe e lini për rreth njëzet minuta. Më pas procedoni. Çajin ta lini të ngrohtë ose të ftohtë, por mos e teproni me sasinë.  

(Kosova Sot)