Dieta japoneze: Si të humbni 4 kilogramë për 7 ditë - Shëndetësia - Kosova Sot
Dieta japoneze: Si të humbni 4 kilogramë për 7 ditë

Dieta japoneze: Si të humbni 4 kilogramë për 7 ditë

Baza e dietës japoneze nuk është ushqimi aziatik, por thjesht ushqimi me pak kalori - nevojitet të konsumoni proteina (sidomos peshk dhe vezë), duke kufizuar konsumimin e karbohidrateve dhe yndyrave. Dietën japoneze e zgjedhin ata që duan shpejt të humbin në peshë dhe të ruajnë rezultatet për një periudhë të gjatë kohore.

DITA PARË:

Kafjalli: kafe pa sheqer

Dreka: 2 vezë të ziera, sallatë nga lakra në vaj bimor, lëng nga dy domate

Darka: peshk i zier.

DITA DYTË:

Kafjalli: çaj i pa ëmbëltuar dhe 1 rriskë bukë thekre

Dreka: karotë dhe sallatë me lakër me vaj ulliri, peshk i zier

Darka: 1 gotë jogurt, mish gjedhi i zier.

DITA TRETË:

Kafjalli: jogurt me përqindje të ultë të yndyrës, 1 rriskë bukë të thekur

Dreka: spec i mbushur me perime, karotë e zier, qepë dhe vezë

Darka: 2 vezë të ziera, mish i zier gjedhi, kefir.

DITA KATËRT:

Kafjalli: 1 karotë, lëng i freskët i shtrydhur portokalli

Dreka: peshk me patëllxhan dhe karotë, 1 gotë lëng domatesh

Darka: 200 g pemë sipas dëshirës.

DITA PESTË:

Kafjalli: jogurt, 2 vezë.

Dreka: peshk i zier, një gotë lëng domatesh

Darka: kefir, mollë.

DITA GJASHTË: Kafjalli: kafe pa sheqer me bukë të thekur

Dreka: mish të zier pule pa kripë, sallatë nga lakra e freskët dhe karota në vaj bimor

Darka: 2 vezë të ziera, karotë.

DITA SHTATË: Kafjalli: çaj të gjelbër

Dreka: mish të zier gjedhi pa kripë

Darka: 2 vezë të ziera, karotë, kefir.

(Kosova Sot)

5 orë e 0 minuta më parë
23/06/18