Ushqimet e shëndetshme, që trupit tuaj i bëjnë nder

  • 16 March 2018 - 18:06
Ushqimet e shëndetshme, që trupit tuaj i bëjnë nder

Është me rëndësi të përfshini ushqime të caktuara të grupeve të caktuara në ushqimin tuaj, megjithëse disa mund të mos kenë shijen e preferuar për juve, pasi janë të nevojshme në mënyrë që trupi të funksionojë si duhet

USHQIMET PËR LËKURË TË MIRË

Nëse dëshironi që lëkura juaj të jetë në gjendje të mirë, duhet të hani shparguj, speca dhe çokollatë. Në këtë kuptim, për të pasur një lëkurë që duket e re dhe e bukur, duhet të hani ushqime të pasura me antioksidues dhe të pasura me vitamina A. C. Kjo pasi këto vitamina rigjallërojnë lëkurën dhe e mbrojnë nga rrezet ultravjollcë.

USHQIMET PËR T'U KUJDESUR PËR GJOKSIN

Nëse dëshironi të kujdeseni për gjoksin tuaj, duhet të përfshini ushqime si brokoli, kërpudha dhe çaj të gjelbër. Këto ushqime ndihmojnë në parandalimin dhe trajtimin e kancerit të gjirit. Brokoli mund të jetë miku juaj më i mirë falë përmbajtjes së tij me "indole3 carbinol". Kjo substancë përmban efekt antioksidues dhe kundër inflamacioneve.

PERIMET E GJELBRA, DJATHI DHE LËNGU I PORTOKALLIT

Perimet me gjethe të gjelbër, djathi dhe lëngu i portokallit janë të hatashme për eshtrat dhe dhëmbët, sepse përmbajnë sasinë e nevojshme me kalcium dhe vitamina D. Këto prodhime përmirësojnë absorbimin e kalciumit e po ashtu ndihmojnë edhe te problemet me shikim.

USHQIMET QË EKUILIBROJNË HORMONET

Ka një sasi të llojllojshme të ushqimeve që ua mbajnë të ekuilibruara hormonet, si salmoni, arrat dhe vaji i perimeve. Shkencëtarët nga Harvardi kanë konfirmuar se janë të shëndetshme për procesin e riprodhimit. Për hormone të ekuilibruara, hani ushqime të pasura me aminoacide omega3, vitamina E, jod.

USHQIME QË KONTROLLOJNË PESHËN

Po ashtu, ekzistojnë ushqime që mbajnë nën kontrollo peshën, si mishi, vezët, bishtajat, etj. Fëmijët kanë nevojë për shumë proteina teksa rriten dhe derisa kalojnë nëpër pubertet, dhe këta përbërës janë të përsosur për kontrollimin e peshës.

USHQIMET E NEVOJSHME PËR SISTEMIN NERVOR

Midis ushqimeve të nevojshme për funksionimin e sistemit nervor e hasim avokadon, panxharin dhe karotat. Duhet konsumuar së paku 400 mg acid folik, vitamina B9. Në këtë mënyrë ruhet ekuilibri emocional dhe forcohet sistemi imun.

(Kosova Sot)