HUMBNI NË PESHË ME LËVORE TË ANANASIT

  • 20 March 2018 - 15:44
HUMBNI NË PESHË ME LËVORE TË ANANASIT

Ananasi ndihmon në shkrirjen e yndyrës në trup, në mënyrë të shëndetshme. Po ashtu, është përbërës i hatashëm dhe funksionon në eliminimin e gurëve në veshka. E vërteta është se mund të shtojmë në peshë pa e kuptuar fare. Stresi i shkaktuar nga puna, jeta ulur dhe shprehitë jo të mia në ushqim, janë shkaktari kryesor i mbipeshës. Megjithatë, është një metodë natyrale që nuk kërkon shumë mund dhe mund të ndihmojë në humbjen e peshës. E kemi fjalën për lëvoren e ananasit, një pjesë të frytit që zakonisht nuk e përdorim derisa posedon karakteristika unike dhe të shëndetshme. Lëvorja e ananasit mundet të jetë zgjedhja e shumë njerëzve për humbje në peshë, derisa është një metodë shumë e shëndetshme. Nëse flasim në përgjithësi për ananasin, duhet ta përmendim se ka përbërës diuretik dhe pastrues. Po ashtu, posedon pak kalori: duke konsumuar 100 g ananas të freskët, furnizoheni me shumë fibra dhe me vetëm 70 kalori. Pra, duke ditur vetitë shëruese të ananasit, është e lehtë të imagjinoni vetitë që mundet t'jua ofrojë organizmit nëse e konsumoni rregullisht. Në fakt, mund të humbni në peshë shumë më shpejt, brenda disa javësh.

CILAT JANË DOBITË E KONSUMIMIT TË LËVORES SË ANANASIT?

Nëse e hidhni lëvoren në mbeturina, atëherë duhet ta dini se po humbni shumë nga pjesët e forta pastruese dhe diuretike të ananasit. Ka potencial që trupin ta mbajë larg papastërtive dhe substancave që mund të jenë toksike dhe të dëmshme. Po ashtu, pasi është diuretik, mund t'i eliminoni ndotjet apo substancat toksike përmes urinës apo jashtëqitjes. Ekspertët e preferojnë ta përdorni ananasin për të eliminuar gurët në veshka.

VETITË TJERA TË LËVORES SË ANANASIT

Për më shumë, mjekët i rekomandojnë ananasit për pacientët me sëmundje të zemrës, hipertension, cirrozë në mëlçi. Po ashtu, është e mirë për eliminimin e lëngjeve në mushkëri dhe pjesët tjera të trupit

LUFTONI KOLESTEROLIN ME LËVORE TË ANANASIT

Mbi gjithçka, konsumimi i lëvores së ananasit ndihmon në shkrirjen e yndyrave. Sido që të jetë, rregullon nivelin e kolesterolit të keq. Kjo ndihmon në qarkullim më të mirë të gjakut, duke shmangur rrezikun për sëmundje të zemrës apo sulme në zemër. Si ta përgatisni infuzionin për humbje në peshë me lëvore të ananasit - përbërësit: Lëvoren nga një ananas me madhësi mesatare. Provoni që ananasi të jetë organik. 1 litër ujë Përgatitja: Lëvoren e ananasit e futni në ujë dhe më pas i zieni. Më pas, mund të shtoni kanellë ose shije tjera për të pasur shije më të mirë. E pini një gotë si ky infuzion në stomak të thatë në mëngjes. Kështu ndikoni që organet tuaja të punojnë si duhet. 

(Kosova Sot)